Gjithçka gati për ANIBAR

Gjatë gjashtë ditëve të festivalit do të shfaqen 167 filma nga shtete të ndryshme të botës. 47 filma nga Shqipëria, Kosova, Turqia, Kroacia, Sllovenia, Serbia dhe Bullgaria do të garojnë për çmimin Filmi më i Mirë Ballkanik, kurse 70 filmat e shteteve të tjera do të garojnë për çmimin Filmi më i mirë Ndërkombëtar.
Pjesë e festivalit do të jenë edhe programet speciale, si “Toon’s and Tunes” - një program ky special i Nancy Phelps, me filma që fokus kanë muzikën, por edhe programet tjera si ‘Student Netherlands Animations Program’ - Luuk van Huet, ‘Animocracy’ - me filma që trajtojnë çështjet e demokracisë, dhe programi special për fëmijë – me filma të animuar për fëmijë (çdo ditë, me fillim nga ora 12).
Përveç kinemasë Jusuf Gërvalla dhe kinemasë së hapur në kompleksin rinor, filmat do të shfaqen edhe në kinemanë e re të improvizuar në Parkun e Qytetit.