E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali per Arshavin, shton edhe 3 milione dollare

Zenit Shen Peterburgu nuk pranoi oferten e Arsenalit, prej 15 milion dollareve, per lojtarin kryesor te formacionin Andrei Arshavin. Drejtori i pergjithshem i Zenit Shen Peterburgut deklaroi se shuma e afruar nga Arsenali, ndonese eshte me e larta, nuk i pergjigjet cmimit te lojtarit. Arshavin eshte i kerkuar edhe nga klube te tjera, por Arsenali qendron ne plan te pare, qe ende nuk ka arritur te bjere ne ujdi me drejtuesit ruse. Nderkaq, mediet angleze njoftojne se topcinjte e Londres nuk terhiqen, madje ata i kane afruar edhe tre milione dollare me shume ruseve, per te blere kartonin e lojtarit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›