Reali i Ancelottit, me lojtarë të rinjë

Carlo Ancelotti pritet të sjellë te Reali një frymë të re në skuadër. Sipas mediave spanjolle, Ancelotti te Reali për dallim nga Mourinho, do tu jap shansin lojtarëve të rinjë në skuadër.
Isco, Nacho, Carvajal, Morata, Casemiro dhe Jese janë disa nga lojtarët që Ancelotti do ti ketë në skuadrën e parë. Që të gjithë lojtarët thuhet se mund të aktizivohen vazhdimisht te Reali. Ardhja e Ancelottit pritet të sjellë disa largime në skuadër, ku nuk përjashtohen edhe lojtarë të njohur të kësaj skuadre.
Isco dhe Carvajal pritet të zënë një vend në formacionin bazë të Realit ndërsa edhe Morata ka marrë premtime se do të jetë konkurrues në sulmin e Realit.
Nacho mund të jetë alternativë për Marcelon në krahë, ndërsa Casemiro dhe Jese pritet të kenë minutazhë më të vogël në skuadër./Indeksonline/