Super Neymar, ky talent është në trend

Barcelona jo rastësisht i ka paguar të gjitha ato para për një djalosh 21 vjeçar që quhet Neymar. Supertalenti brazilian po i mahnitë të gjithë me aftësitë e tij në Kupën e Konfederatave.
Nga tre ndeshje, Neymar ka shënuar 3 gola për Brazilin. Madje që të tre golat e tij janë tejet të bukura. Një të tillë e provoj edhe Buffon i cili u mposhtë nga një gjuajtje e lirë.
Më keq nga kjo situatë mund të ndihen tifozët e Real Madridit të cilët do të kenë edhe një "frikë" më shumë para se të filloj edicioni i ri në La Liga.