E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gati të bëhej postier, tani transferohet në Arsenal

Arsenali ka arritur marrëveshje për blerjen e sulmuesit të ri francez, Yaya Sanogo. Skuadra londineze ka arritur marrëveshje gojore me sulmuesin 20 vjeçar të Auxerre. Sanogo ka një histori interesante pasi që para 3 vitesh ai ishte gati të braktiste futbollin, për të punuar si postier.

"Pësova një lëndim të rëndë pas së cilit nuk e mendoja se do të rikthehem më në fushë. Unë u dorëzova në karrierën time si futbollistë. I thashë nënës time se jam duke shkuar për të punuar në Zyrën e Postës. Por gjërat ndryshuan dhe lëndimi im dalngadalë u përmirësua" deklaroi Sanogo.

Sulmuesi francez ka shënuar 10 gola në 13 ndeshjet e këtij edicioni me Auxerre./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›