E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Reali i Madridit, kampion bote për të pestën herë

Reali i Madridit është kampion i botës për klube për të pestën herë në historinë e tij. Në Rabat, merengët triumfuan në finale 5-3 kundër Al Hilal. Në fillim të ndeshjes, skuadra e Ancelottit e nisi mirë dhe drejtoi finalen që në minutat e para. Në minutën e 13-të Vinicius i dha epërsinë Realit, me asistimin e Benzema. Pesë minuta më vonë, Federico Valverde dyfishoi epërsinë me një gjuajtje që u devijua. Sauditët reaguan shpejt dhe mbyllin diferencën me madrilenët në minutën e 26-të. Skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-1.

Në pjesën e dytë, Blancos u afruan në të njëjtën mënyrë që nisën, duke vazhduar të shtyjnë. Në minutën e 54-të është Karim Benzema që shënoi për 3-1, me një asistim të shkëlqyer të Vinicius. Katër minuta më vonë vjen edhe 4-1, me realizimin personal të Federico Valverde. Al Hilal nuk u largua nga takimi dhe mbylli diferencën edhe një herë në minutën e 63-të me Vietton, i cili shënoi sërish pas golit në gjysmëfinale.

Shpresa për njëmbëdhjetëshen e Ramon Diaz zgjati disa minuta, me Realin që mbylli lojën në minutën e 69-të falë, edhe një herë, Vinicius-it të zakonshëm. Në minutën e 79-të vjen dopieta personale për Vietto, i cili rregulloi tabelën në finale 5-3. Reali u bë kampion bote në për klube për të pestën herë, pas sukseseve të viteve 2014, 2016, 2017 dhe 2018. Performancë stoike për Al Hilalin, i cili megjithatë iu desh ti dorëzohej në finale epërsisë së Madridit.

Në finalen e vendit të tretë/katërt vjen suksesi i Flamengos, që e mbyll këtë Botëror për Klube në shkallën e tretë të podiumit duke mposhtur 4-2 ndaj Al Ahly.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›