Reali i Madridit skuadra me e urryer ne Spanje

Mund të jetë një nga skuadrat më të mëdha të botës, por në Spanjë është ajo që urrehet më shumë.
Nëse ka një ekip që tifozët iberikë nuk e durojnë ai është Reali i Madridit.
Në një sondazh të së përditëshmes spanjolle “AS”, skuadra madrilene rezulton më e urryera.
Sipas “AS” më shumë se 55% e tifozëve shprehen se kanë antipati për Realin e Madridit. Kjo përqindje është rritur shumë vitet e fundit. Shkaku për këtë mban emrin Zhoze Murinjo. Sjellja e tij në pankinë, polemikat e shumta me mediat, por edhe ato me futbollistët e tij kanë rritur numrin e tifozëve që kanë antipati për “merenges”.
Kjo ka qënë edhe një nga arsyet e largimit të Murinjos. Kjo “urrejtje” ka një impakt të drejtpërdrejtë në të ardhurat e klubit madrilen, marka e të cilit është një nga më fitimprurëset në botën e futbollit.
Ndërkohë, po sipas sondazhit të gazetës “AS”, Barcelona vazhdon të forcojë pozitat e saj si skuadra më simpatike për tifozët spanjollë. Më shumë se 41% e tyre shprehen se janë gati të shohin skuadrën kataluanjase, megjithëse nuk janë tifozë të saj.