Reali i Madridit zyrtarizon blerjen e Iskos
MADRID - Menjëherë pasi ka marrë drejtimin e Realit të Madridit, Karlo Ançeloti ka marrë edhe dhuratat e para nga presidenti Florentino Perezi.
Francisko Roman Alkaron, i njohur shkurt me emrin Isko përfundimisht është i klubit merenges, që zyrtarizoi blerjen e talentit 20-vjeçar, i cili pasi të kryejë vizitat mjekësore, do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare.
Reali mendohet se do të derdhë në arkat e Malagas rreth 30 milionë euro për spanjollin, që shkëlqeu me klubin andaluzian dhe me përfaqësuesen U-21 të Spanjës. Prezantimi i tij do të bëhet 3 korrik.
Marrëveshja mes klubeve në fakt u arrit javën e kaluar, por drejtuesit madrilenë preferuan ta mbanin sekret për ta zyrtarizuar pas prezantimit të Karlo Ançelotit.
(er.nu/E.Ilnica/BalkanWeb)