E Diel, 1 Nëntor 2026

Prezantohet Tevez: Nuk më tremb fanella me numër 10

Ka marr fund epopeja e Karlitos Tevez. Pas shumë e shumë thashethemesh, ai është prezantuar si futbollist i Juventusit. Sulmuesi i ri i Juventusit e ka nisur konferencën e parë për shtyp, duke folur përse zgjodhi bardhezinjtë, fanellën me numër 10, mikpritjen që i ofruan tifozët e Juventusit dhe kontaktet e tij me Galianin.

“Fillimisht dua të falenderoj Juventusin për sforcot që bëri për të më marrë, por edhe Mançester Sitin për vitet e bukura që kalova atje. Juventusi është një skuadër e madhe dhe ky është motiv kryesor pse jam këtu. Nuk më tremb trashëgimia e fanellës me numër 10, pasi këtë gjë e kam bërë edhe te Boka Juniors, kur mora atë të Diego Maradonës.

Tifozëria italiane është e ngjashme me atë argjentinase, ndaj nuk jam shumë i surprizuar, megjithatë, i falenderoj shumë për mikpritjen. Nuk kam folur me Galianin që nga viti i shkuar, e kam takuar 2 ose 3 herë në të gjithë jetën time”, - ka thënë ndër të tjera Tevez.

(er.nu/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›