E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali i ofron Milanit 45 milionë për Aleksandre Paton

Madrid - Një bombë që godet të gjithë tifozët e Milanit dhe shoqërinë kuqezi duket se është bërë gati nga Reali i Madridit. Sipas të përditshmes El Mundo Deportivo, Reali i Madridit pritet t’i ofrojë skuadrës më me shumë trofe në botë, një shifër prej 45 milionë eurosh.

Duket e vështirë që Milani të lejojë t’i largohet një futbollist i madh siç është Pato, të cilin e mori në janarin e 2007-ës për 22 milionë euro.

Në sezonin e parë Pato ka bërë 18 paraqitje me Milanin, duke shënuar 9 gola. Lojtari luajti edhe dy ndeshje në Ligën e Kampioneve përballë Arsenalit.

Këtë vit shifrat janë ulur, ku braziliani ka luajtur 13 ndeshje në Serinë A deri tani, dhe ka shënuar vetëm 3 gola. Në Kupën uefa ka luajtur tre ndeshje, dhe ka arritur të shënojë vetëm një herë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›