E Diel, 1 Nëntor 2026

Piratët somalezë rrëmbejnë një tjetër anije

Aden Piratët somalezë kanë rrëmbyer edhe një tjetër anije në brigjet e Somalisë. Zyrtarët njoftojnë se një anije transportuese nga Jemeni është rrëmbyer në Gjirin e Adenit, por nuk janë dhënë detaje për anijën ose personelin që ishte në të. Kohët e fundit janë rrëmbyer shumë anije, duke alarmuar jo pak shtetet e botës. Gjiri i Adenit është një zonë strategjike ndërkombëtare për kalimin e anijeve.

Rreth dhjetë ditë më parë, piratët rrëmbyen anijën nga Arabia Saudite që shënonte edhe rrëmbimin më të madh detar në histori. Anija ishte e mbushur me naftë që kushtonte 100 milion dollarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›