Reali i vetmi që ndjek hapin e Barcelonës
Java e 20-të do të rezultonte negative për skuadrat që 'ndjekin' Barcelonën në luftën për titull në kampionatin spanjoll. Të vetmit që ruajtën hapin e katalansve ishin madrilenët e Realit, të cilët fituan me vështirësi 1-0 përballë Deportivos me golin e Raulit në minutën e 39-të. Sevilja u mund në fushën e saj 0-2 nga skuadra e Santanderit. Vilareali nuk mundi të shkonte më shumë se barazimi 1-1 në fushën e tij përballë Osasunës. E keqe ishte kjo javë edhe për Valencian që u mund në transfertë 1-3 nga Majorka.
Barcelona në ndeshjen e saj me Numansian tjesht kreu detyrën duke i shënuar katër gola miqve kundrejt një goli të tyre. Për Barcelonën shënuan të përhershmit, Mesi dy herë dhe nga prë Eton dhe Henrin. Barcelona ndodhet e shkëputur nga Reali me 12 pikë, duke koleksionuar 53 kundrejt 41 pikëve të Realit.