E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma shkatërron Napolin me ndihmën e gjyqtarit

Napoli - Roma arriti të shkatërrojë skuadrën e Napolit me rezultatin e thellë 3-0 për javën e 20-të. Ndeshja e “San Paolos” ishte me të vërtetë interesante për rrjedhën që mori. Tre golat e kryeqytetasve të krijojnë përshtypjen e një dominimi total të tyre, por ishin gjyqtarët e takimit që luajtën një rol deçiziv në rezultat.

Në minutën e 9-të Napoli do të shënonte një gol me Zalajentën, por ishte gjyqtari anësor që e anuloi atë pas një hezitimi të kryesorit. Kjo solli një nervozizëm në radhët e napolitanëve, të cilët po festonin golin e avantazhit. Atë që nuk e arritën dot vendasit e arrin Mekses për Romën në minutën e 18-të. Romanisti ndodhej përpara mbrojtësve kundërshtar në pozicion jashtë loje ne momentin që harkohet topi drejt tij.

Edhe goli i dytë i shënuar nga Huan në minutën e 32-të ishte tepër i dyshimtë, pasi lojtari i pati vendosur dorën një mbrojtësi të Napolit në momentin që e goditi topin me kokë për në rrjetë. Megjithatë, rezultati shkoi në 2-0. Me këtë rezultat do të përfundonte edhe pjesa e parë e krejt takimit.

Në të dytën Roma arriti të shënojë edhe një gol me malazezin Vuçiniç. Me këtë trepikësh skuadra e Romës ngjitet në kuotën e 33 pikëve, po aq sa ka edhe Napoli. Të fundit mbajnë vendin e pestë falë golavorazhit, ndërsa Roma mban vendin e gjashtë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›