E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali kryen punën, se arrin cakun

Real Madridi e ka kryer me sukses ndeshjen e fundit në Ligën e Kampionëve. Reali e mposhti lehtë Ajaxin me rezultat 4 me 1.

Një gol i Ronaldos hapi serinë e golave në minutën e 13. Callejon në minutën e 28 shënoi për 2 me 0. Kaka shënoi për 3 me 0 në minutën e 49. Boerrigter realizoi golin e nderit në minutën e 59. Për 4 me 1 shënoi prapë Callejon në minutën e 88.

Pavarësisht fitores Real Madridi nuk arriti të jetë lider i grupit pas fitores së Dortmund./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›