Ndikoj Mourinho, u bë Pepe kapiten!

Jose Mourinho ka shtrirë ndikimin e tij duke e bërë Pepen kapiten në 20 minutat e fundit të ndeshjes me Ajax, Dilema u krijua pas zëvëndësimit të Kakas me të riun Jese Rodriguez.
Shiritin e kapitenit përkohësisht e mori portieri Adan. Por kjo gjë si pëlqeu Jose Mourinhos i cili pas 2 minutash i'a mori atë duke i'a dhënë portugezit Pepe. Madje ai ishte tejet i nervozuar kur e pa se Adan u bë kapiten.
Ai u ngrit në këmbë duke kërkuar që Pepe ta marrë atë. Ashtu edhe ndodhi.
"Duhet ti respektojmë lojtarët më të vjetër. Pepe ishte më i vjetër dhe i takonte" deklaroi Mourinhos pas ndeshjes.