E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shitet Reina, vijnë tre të tjerë!

Trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers është i interesuar që në afatin e janarit të shesë portierin e skuadrës Pepe Reina.

Rodgers nuk është I interesuar të mbajë në skuadër lojtarë të moshuar, ndërsa Reina tani ka 30 vjet. Arsenali është favoriti kryesor për të blerë Pepe Reinan. 12 milion funta vlerësohet çmimi i tij.

Me këto para Rodgers do të tentonte blerjen e 3 lojtarëve të cilët I ka në agjendën e tij. Portieri I ri anglez Jack Butland, ylli i Chelseat Daniell Sturridge dhe talenti Thomas Ince janë 3 objektivat e Rodgers për skuadrën e Liverpoolit./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›