E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohet aksi nacional Përmet-Tre Urat

Shirat e shumtë kanë shkaktuar lëvije të dherave në zonën e quajtur Rrethi i Bablonjës. Deri më tani, fadromat nuk kanë mundur të hyjnë në këtë zonë, ndërkohë që rrëshqitjet vazhdojnë ende.Problem mbeten edhe shkëmbinjtë që depërtojnë në këtë rrugë nga lartësitë. Edhe në Fier ka pasur probleme nga reshjet e shiut. Lumi Gjanica ka kapërcyer shtratin e tij në disa zona në këtë qytet, duke shkaktuar përmbytje. Reshjet e shumta të rëna gjatë më shumë se 24 orëve të fundit, kanë bërë që lumi të fryhet. Njoftohet se nga dalja prej shtratit është përmbytur tregu industrial i qytetit të Fierit, ndërkohë që nën ujë janë edhe disa banesa të tjera.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›