Përmbytje dhe izolime nga bora në disa zona të vendit
Qyteti i Gjirokastrës ka mbetur pa energji elektrike që prej mesnatës së shkuar, ku shkak janë bërë përbytjet e shumta në nënstacionin e këtij qyteti, i cili thuasje çdo vit krijon të njëjtat probleme. Ndërkohë, në verilindje të vendit situata paraqitet po e njëjtë, ndërsa bora është problem kryesor. Disa komuna të rrethit të Kukësit vazhdojnë të jenë të bllokuara. Vështirësi qarkullimi kanë akset Kukës-Peshkopi, Kukës-Shishtavec dhe Kukës-Bushtricë si dhe Grykë Çaja vazhdon të jetë e izoluar. Edhe në Dibër, situata paraqitet po e njëjtë. Komuna të tilla si Ostreni, Selishta, Zercani, Trebishti dhe Krasta janë pothuajse të izoluara bora. Reshjet të shumta bore ka pasur edhe në juglindje të vendit. Në Qafë Kërrabë dhe Qafë Thanë mjetet lëvizin vetëm me zinxhir. Në Mat, bora dhe shiu i shumtë ka shkaktuar edhe dëmtimin e njç ure që lidh disa fshatra të banuar nga rreth 20 mijë banorë. Ura e Lufit është shembur, duke shkaktuar edhe një person të plagosur.