Reali merr një fitore dramatike me Getafen
Madrid - Reali i Madridit arriti të marrë një fitore dramatike 3-2 në përballjen me Getafen vetëm në minutat shtesë të takimit. Higuain ishte padyshim heroi i skuadrës madrilene në këtë super ndeshje me dy golat e shënuar.
Getafe ishte e para që kaloi në avantazh në minutën e 9-të me anë të Soldados. Barazimi për skuadrën e Huando Ramosit do të vinte vetëm në minutat shtesë të pjesës së parë me anë të Higuain.
Huan Albin kalon sërish në avantazh Getafen në minutën e 84-t. Reali barazon vetëm dy minuta më vonë me anë të Gutit.
Në minutën e 89-të mbrojtësi Pepe bën një ndërhyrje me të vërtetë shtazarake duke shtyrë me duar një kundërshtar brebda zonës, dhe pasi e plas në tokë, e qëllon dy herë kafshërisht me këmbë kundërshtarin teksa ky i fundit gjendej i shtrirë në tokë.
Mes rrëmujës gjyqtari nuk nguron të ndëshkojë Pepen me karton të kuq dhe të akordojë penallti për Getafen.
Pasi qetësohen gjakrat, Kaskuero godet nga pika e bardhë duke ia dërguar lehtësisht topin në dorë portierit Kasiljas.
Kur dukej se gjithçka do të përfundonte në barazim 2-2, është sërish Higuain që shënon golin e fitores në minutën e 3-të shtesë.
Me këtë fitore Reali ngjitet në kuotën e 75 pikëve, duke shpresuar në ndonjë hap fals të Barcelonës nesër në super ndeshjen me Seviljan.
Ndërsa, getafe mbetet në kuotën e 34 pikëve, duke u renditur në vendin e 16-të.