E Shtunë, 31 Tetor 2026

Super përballja Liverpul-Arsenal prodhon gjithçka

Liverpul - Super ndeshja e javës së 33-të në Premier Ligë mes Liverpulit dhe Arsenalit është mbyllur në barazim 4-4. Përballja e gjigantëve të futbollit britanik tregoi gjithçka në minutat e luajtura.

Heroi i Arsenalit në këtë mbrëmje padyshim ishte Andrei Arshavin, i cili arriti të shënonte të katër golat e topçinjve. Arshavin e kalon fillimisht Arsenalin në avantazh në minutën e 35-të. Me këtë rezultat mbyllet edhe pjesa e parë.

Fernando Torres barazon në minutën e 49-të. Në minutën e 56-të Benajun kalon në avantazh Liverpulin, duke kthyer rezultatin e pjesës së parë.

Rusi Arshavin e kthen sërish rezultatin në favor të Arsenalit me dy gola të shënuar në minuten e 68-të dhe 70-të.

Në minutën e 73-të spanjolli Torres barazon shifrat në 3-3. Në të 90-të është sërish Arshavin që shënon për Arsenalin, duke e çuar rezultatin 4-3.

Kur dukej se gjithçka do të përfundonte në favor të Arsenalit, Benajun barazon përfundimisht në 4-4 rezultatin e këtij takimi në minutën e tretë shtesë.

Liverpuli ngjitet në kuotën e 71 pikëve, aq sa ka edhe Mançester Junaited, por këta të fundit kanë dy ndeshje më pak.

Arsenali ngjitet në kuotën e 62 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e katërt.

LIVERPOOL - ARSENAL 4-4

Liverpool (4-5-1): Reina 5; Arbeloa 5, Carragher 5,5, Agger 5,5, Aurelio 5; Benayoun 7,5, Kuyt 6,5 (41' pII El Zhar sv), Xabi Alonso 6, Mascherano 5, Riera 6,5 (29' pII Babel sv); Torres 8.

Në stol: Cavalieri, Dossena, Skrtel, Lucas, N'Gog.

Trajner: Benitez

Arsenal (4-4-1-1): Fabianski 6; Sagna 4,5, Tourè 5, Silvestre 5, Gibbs 6; Song 5, Denilson 5 (20' pII Walcott 6), Fabregas 6,5, Nasri 7; Arshavin 10, Bendtner 5 (46' pII Diaby sv).

Në stol: Mannone, Ebouè, Ramsey, Vela, Eduardo.

Trajner: Wenger

Gjyqtar: Webb

Shënues: 35' pI, 23' pII, 25' pII e 45' pII Arshavin (A), 4' pII e 28' pII Torres (L), 11' pII dhe 48' pII Benayoun (L)

Të verdhë: Sagna (A)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›