Xhenaro Gatuzo i rikthehet stërvitjeve me Milanin
Milano - Mesfushori energjik i Milanit, Xhenaro Gatuzo i është rikthyer sot stërvitjes pas një kohe të gjatë. Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e Milanit, në të cilën thuhet se Gatuzo do të jetë i gatshëm në disa nga ndeshjet e fundit të kampionatit italian.
Gatuzo këtë sezon ka luajtur vetëm 11 ndeshje me skuadrën e drejtuar nga Ançeloti, pasi pësoi një dëmtim që në ndeshjen me Katanian në fazën e parë.
Rikthimi i “Rinos” ka gëzuar edhe trajnerin e përfaqësueses italiane, Marçelo Lipin, i cili deklaron se do ta grumbullojë atë me skuadrën e tij në Kupën e Konfederatave. Ky kompeticion do të zhvillohet në muajin qershor në Afrikën e Jugut.