Vesa e dëshiron Eurosongun

Këngëtarja Vesa Luma ka realizuar një këngë mjaft të veçantë, me të cilën beson se do t'ia dalë në këtë festival.
"Kënga do të jetë ritmike, do të jetë gjithçka në stilin tim dhe tingëllon shumë moderne dhe e fuqishme. Kjo falë mjeshtrit të muzikës shqiptare, kompozitorit dhe producentit, fituesit të festivalit të RTSH-së, Florent Boshnjakut, me të cilin bashkëpunoj prej vitesh dhe me tekst të Big Bastës. Të gjithë mezi po presim të prezantojmë këtë këngë tek publiku," ka thënë Vesa për mediat shqiptare.
Ndonëse thotë se më së shumti është e preokupuar që të ketë një prezantim sa më dinjitoz, Luma ka pranuar se ëndërron të jetë pjesë e festivalit evropian "Eurosong":
"Është një deshirë që besoj se çdo këngëtar shqiptar e ka. Nga biseda me koleget që kanë qenë pjesëmarrës në "Eurovision", kam kuptuar që pavarësisht i sati renditesh, është eksperienca më profesionale që përjetohet dhe normalisht do të doja shumë ta përjetoja edhe unë ".
Së shpejti ajo do të shfaqë një projekt të madh televiziv, për të cilin thotë se i ka munguar televizioneve tona. /Indeksonline/