Reali mund t’i tejkalojë lëndimet

Portieri Iker Casillas është optimist se Real Madridi mund të tejkalojë mungesën e disa prej futbollistëve titullar për ndeshjen e së shtunës kundër Celta Vigos në La Liga.
Kampioni në fuqi nuk do të ketë në dispozicion të lënduarit, Fabio Coentrao, Alvaro Arbeloa dhe Marcelo të cilët u dëmtuan gjatë detyrave ndërkombëtare në mesjavë. Por, Casillas beson se ekipi ka zëvendësime adekuate.
“Ne jemi alternativa të mjaftueshme për të plotësuar zbrazëtirën e lënë nga virusi FIFA. Rezervistët janë po aq të dobishëm dhe jam i sigurt se ata do të paraqiten mirë’, deklaroi Casillas gjatë një konference për shtyp.