E Shtunë, 31 Tetor 2026

Villas-Boas minimizon suksesin e Chelseat

Derisa Andre Villas-Boas përgatitet të takohet me kampionin e Evropës, Chelsean këtë fundjavë, menaxheri i Tottenhamit ka thënë se është arritje më e madhe të kalohet një sezon pa humbje në ligë se sa triumfi në Ligën e Kampionëve.

Edhe pse portugezi bëri këtë deklaratë pa ndonjë shenjë ngacmimi në drejtim të ish skuadrës së tij, vlen të përmendet fakti se me Porton ai kaloi një stinor pa humbje, para kalimit në Chelsea në fillim të sezonit të shkuar. Por, ai u shkarkua nga detyra në mars të këtij viti kurse skuadra londineze fitoi Ligën e Kampionëve me pasardhësin Roberto Di Matteo.

“Triumfi në cilëndo ligë është jashtëzakonisht i vështirë por të kaloni një edicion pa humbje është edhe më e vështirë. Ajo që bëri Arsenali më 2003-04 ishte e jashtëzakonshme dhe ndoshta nuk do të përsëritet në futbollin modern, njësoj siç më ndodhi mua me Porton”, deklaroi Villas-Boas për The Guardian.

“Kishte ndeshje të cilat i jetuam në limit dhe sigurisht Arsenali bëri njësoj. Është shumë vështirë ti kaloni ato”, shtoi ai. I pyetur se cila është më e vështirë, Villas-Boas u përgjigj: “Të mbeteni të pamposhtur në ligë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›