BE e pa kënaqur me politikat e Izraelit
Bruksel -Çekia, si presidente e radhës e Bashkimit Evropian, ka shprehur pakënaqësi me disa politika të Izraelit. Shefi i diplomacisë çeke Karel Schwarzenberg tha se një samit BE-Izrael nuk pritet të zhvillohet gjatë tre muajve të ardhshëm. "Nuk jemi të kënaqur me disa hapa të ndërmarrë nga qeveria izraelite, kryesisht me ndërtimet pranë Jerusalemit, por gjithashtu edhe lidhur me të drejtën e hyrjes në Gaza, që aktualisht është shumë e kufizuar", deklaroi Schwarzenbeg, i cituar nga e përditshmja "Lidove Noviny".
"Po kështu edhe qeveria e re izraelite nuk ka ngjallur shumë optimizëm në këtë aspekt". Schwarzenberg shtoi se nuk pritej që presidenca çeke e bllokut 27-antarësh të zhvillonte një samit midis BE-së dhe Izraelit, siç ishte planifikuar më parë.