E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali, ofertë 20 milionë për Gerrard

Real Madridi besohet se do të publikojë një ofertë për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Liverpoolit, Steven Gerrard.

Sipas The Mirror, gjiganti spanjoll beson se mesfushori po e humb durimin në klubin e tij të zemrës, që aktualisht është në krizë të thellë dhe se do të mirëpriste një ofertë nga ndonjë klub i madh.

Gerrard ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2013, por një ofertë prej 20 milionë paund e Realit besohet se do t`i lëkundte The Reds.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›