E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontestohen Ancelotti e Abramovich

Nga Express më 09 janar 2011 në ora 12:58

Carlo Ancelotti nuk është më i dashur në Chelsea. Tifozët e klubit londinez, në afërsi të qendrës stërvitore kanë vendosur parulla kundër trajnerit italian.

Por, jo vetëm kaq. Në sy të fansave për herë të parë është vënë edhe pronari i klubit, Roman Abramovich, i cili për Blues ka derdhur nga xhepi i tij qindra miliona euro.

“Largohuni Abramovich e Ancelotti. Nuk e meritoni këtë fanellë”, shënonte mbishkrimi. Menjëherë është përgjigjur rreth kësaj çështjeje ish trajneri i Juventusit dhe Milanit.

“Vetëm një shkrim? Nuk ka asnjë problem. Në Itali isha mësuar duke parë një mijë persona të pakënaqur duke më pritur jashtë kampit stërvitor”, ka thënë trajneri italian. Chelsea pati një start fantastik të sezonit në Premierligë, por gjërat ndryshuan shumë shpejt. Tash, ky ekip thuajse i ka humbur të gjitha gjasat për titull të kampionit në Angli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›