E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali ofron 40 milion euro për Lavecin

Reali i Madridit tundon Napolin me një ofertë prej 40 milion eurosh për Ezekuiel Lavecin. Lajmin e bën të ditur sot e përditshmja italiane Gazzetta dello Sport. Po sipas kësaj gazete, për argjentinasin e Napolit interesohen edhe skuadrat e Çelsit dhe Mançester Junaited.

Laveci erdhi në kampionatin italian tek skuadra e Napolit në veren e vitit 2007. Napoli sapo ishte ngjitur në Serinë A atë vit, dhe tani e mbylli vitin 2008 në vendin e pestë me 30 pikë. Një meritë të padiskutueshme në këtë ecuri të Napolit padyshim ka edhe Laveci.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›