Reali pret të mbledhë 90 milionë nga shitjet e lojtarëve

Real Madridi shpreson të grumbullojë deri në 90 milionë paund këtë verë nga shitja e lojtarëve "të padëshiruar".
Marca shkruan se me ekipin aktual të përbërë nga 27 lojtarë, Reali dëshiron të shesë të paktën pesë lojtarë gjatë verës.
Kaka (i cili vlerësohet rreth 40 milionë euro), pastaj Lassana Diarra (20 milionë), Fernando Gago (12 milionë), Ezequiel Garay (10 milionë) dhe Pedro Leon (8 milionë) që të gjithë janë në shitje.
Reali po ashtu është në pritje të ofertave për të rinjtë Mateos dhe Sergio Canales.