E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plazhi Durrësit, mungojnë kushtet për pushuesit

Sezoni turistik “de fakto” ka nisur, por një pjesë e plazheve të qarkut të Durrësit ende nuk janë në kushte ideale për të pritur pushuesit.
Durrësi si çdo vit pret e përcjell pushues jo vetëm nga qytete të ndryshme të vendit, por edhe nga Kosova e më gjerë. Por, aktualisht në një vëzhgim me kameran tone, u evidentuan mjaft probleme në disa prej plazheve të këtij qarku.
 

Më problematike paraqitet situata në plazhet e Porto Romanos, Currilave, Gjirit të Lalzit ku masat e marra për pastrimin dhe higjenën, nuk janë në parametrat e duhura.
 

Edhe më shqetësues është fakti që pothuajse në të gjitha pikat turistike nuk funksionon normalisht sistemi i sigurisë për të mbrojtur jetën e pushuesve.
 

Aktualisht këtë funksion po e realizon vetëm policia kufitare me skafet e saj në zonën e plazhit të madh të Durrësit, ndërkohë që plazhet e tjera janë totalisht të pagarantuara.
 

Nga ana tjetër, Bashkia e Durrësit pritet që të aprovoj së shpejti dhe raportet e ndarjes mes plazheve publike dhe plazheve private. Sipas burimeve Bashkiake, gjatë këtij sezoni do të ketë një ndarje të drejtë mes sipërfaqeve që zënë këto plazhe duke i dhënë mundësi frekuentimi edhe njerëzve të cilët nuk e kanë mundësinë e mjaftueshme financiare për të shfrytëzuar dhe pushuar plazhet private.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›