E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenal Nasry dyshime per rinovimin

Samir Nasri hap portën për Manchester United. Francezi dhe ylli i Arsenal, nuk përjashton mundësinë e një transferimi tek Red Devils.

“Sun” raporton disa deklarata të mesfushorit të topçinjve, kontrata e të cilit skadon më 2012-n.

“Nuk e di nëse do të firmosë një kontratë të re me Arsenalin”, është shprehur Nasri.

Çmimi i talentit shumë të vlerësuar nga Arsene Wenger do të vërtitet përreth 30 milionë eurove dhe klubi londinez është i vetëdijshëm që në mungesë të një zgjatjeje kontrate mund ta humbë.

Për këtë hipotezë Manchester United nuk përjashtohet si mundësi:

“Gjatë javës do të flasë me shoqërinë time. Nëse dua të shkojë tek United? Fillimisht duhet parë nëse është një hipotezë reale”, ka përfunduar Nasri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›