E Diel, 1 Nëntor 2026

Ravena blindon Filipin, kartoni shkon 2 milion euro Menaxheri Sokol Haxhia: “Janë të paktën katër klube që kërkojnë të investojnë te Filipi"

Ravena blindon Brian Filipin, mesfushorin e ri të talentuar shqiptar, i cili luan në Serinë C1/A. Lezhjani 19-vjeçar ka qenë një ndër protagonistët në skuadrën e njohur italiane dhe drejtuesit e klubit i kanë bërë ofertën për të nënshkruar kontratën si lojtar profesionist, duke parë dhe kërkesat në drejtim të tij në prag të hapjes së merkatos dimërore.

Klubi përcaktoi edhe vlerën e kartonit të golashënuesit më të mirë të Ravenës në dy versionet e Kupës së Italisë (5 gola), por që ka lënë emrin e tij edhe në ndeshjet e kampionatit të Serisë C1/A.

“Është rrumbullak 2 milion euro” - tha menaxheri Sokol Haxhia për Albania-sport.com. “Janë të paktën katër klube që kërkojnë të investojnë te Filipi. Ravena, duke parë interesimin e tyre të fortë e disa edhe me oferta konkrete shpejtoi në hartimin e nënshkrimin e një kontrate prej lojtari profesionit të Brianit”.

“Opsioni i parë është blerja e gjysmës së kartonit së tij, pasi këtu në Itali klubet e Serisë A dhe B e praktikojnë këtë mënyrë bashkëpronësie për lojtarët që konsiderohen si me të ardhme”.

Sipas Haxhisë, i pranishëm në marrëveshjen me presidentin e Ravenës, Xhani Fabri, drejtorin sportiv Xhorxho Bufone e menaxherin e klubit, Emilio Manzani, synimi i klubit është përfitimi në maksimum nga një lojtar i talentuar.

Brian Filipi, i konsideruar edhe një “Ervin Skelë i ri”, për shkak të vizionit të tij për lojën e goditjet standarde,  është lojtar i Kombëtares shqiptare U-21 dhe ka luajtur në dy ndeshjet e fundit eliminatore të Kampionatit Europian 2009, kundër Kroacisë dhe Azerbajxhanit.

E Marte, 09 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›