E Diel, 1 Nëntor 2026

Tryeza e opozites i thote jo fteses se kryeministrit Berisha per reformen zgjedhore



Eneida Jacaj
Partite opozitare i kane thene jo fteses se kryeministrit Sali Berisha per reformen zgjedhore. Ky ka qene vendimi qe mori dje tryeza opozitare duke i vene si kusht paresor maxhorances transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit te vitit 2009. Tryeza opozitare e kryesuar nga kreu socialist Edi Rama vendosi edhe per shtyrjen e protestave te cilat do te nisin vetem pas 8 nentorit. Vendimi per nisjen e protestave pas 8 nentorit erdhi si pasoje e lajmit per liberalizimin e vizave qe pritet te marre Keshilli i Ministrave te Bashkimit Europian.
Zogaj
Aleati i opozites Prec Zogaj ne nje prononcim per mediat pas takimit tha se transparenca mbetet celesi per zgjidhjen e krizes. Sipas tij Opozita e Bashkuar nuk do te marre pjese ne tryezen e thirrur nga kryeministri Berisha pasi problemet nuk jane me Kodin Zgjedhor por me zbatimin e tij. Nuk ishte Kodi ai qe prishi zgjedhjet por shkelja e tij dhe rasti i Ruzhdies konfirmon deformimin. Partneret europiane po kerkojne zgjidhjen e ngercit qe nis nga hetimi i zgjedhjeve. Ne mbeshtesim qendrimin e Partise Socialiste per te mos marre pjese ne tryeze pa u bere me pare transparenca e zgjedhjeve. Tryeza e reformes ska sens pa te gjitha palet dhe qeveria nuk mund ta beje e vetme kete reforme - tha Zogaj pas takimit.
Protestat
Opozita e Bashkuar vendosi qe protestat ne mbare vendin te nisnin pas dates 15 tetor ne javen e trete te tetorit por Zogaj deklaroi se ato pritet te mbahen ne nje kohe te dyte pas vendimit qe pritet te merret me 8 nentor nga Keshilli i Ministrave te BE-se per liberalizimin e vizave per shqiptaret. Opozita e Bashkuar nuk ka caktuar asnje date per mbajtjen e protestave pasi fillimisht do te pritet mbledhja e ministrave te Bashkimit Europian per miratimin e liberalizimit te vizave per shqiptaret. Pas votimit ne Parlamentin Europian Keshilli i Ministrave te Bashkimit Europian duhet te miratoje me dy te tretat e anetareve liberalizimin e regjimit te vizave me Shqiperine. Nese rezoluta e eurodeputetes Tanja Fajon miratohet edhe nga ministrat e Brendshem te BE-se ne fillim te nentorit ajo do te hyje ne fuqi pas botimit ne Fletoren Zyrtare me gjase para Krishtlindjeve 2010.
Parlamenti Europian miratoi me 538 vota pro dhe 47 kunder raportin e paraqitur nga europarlamentarja Fajon per liberalizimin e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen. Raporti theksonte se Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina i kane permbushur tre kriteret kryesore per liberalizimin e vizave dhe se ato do te vazhdojne te monitorohen per pjesen e mbetur te perpjekjeve qe duhet te bejne. Sipas dokumentit Shqiperia ka bere progres ne permbushjen e kushteve kryesore per heqjen e regjimit te vizave por vendi duhet te vazhdoje perpjekjet ne luften ndaj korrupsionit integrimin e te riatdhesuarve si dhe sekuestrimin e aseteve kriminale.

Balla Berisha ben qeverine me ministra te korruptuar

Deputeti i Partise Socialiste Taulant Balla deklaroi dje se vjedhja dhe korrupsioni jane morali i qeverise se kryeministrit Sali Berisha. Ne deklaraten e tij Balla pati parasysh ministrat e korruptuar te qeverise sidomos denoncimin e fundit te PS-se per ministren e Integrimit Majlinda Bregu per te cilet Berisha nuk reagon madje i mbron duke i mbajtur ne qeveri. Sali Berisha deklaroi se Majlinda Bregu as ka dhene e as ka perse te jape doreheqjen per aferat ku eshte perfshire madje se ajo do te ishte e denje per tu bere presidente. Ne nje rast unik per boten e qyteteruar dhe Europen demokratike Sali Berisha deklaron te denje per tu bere presidente nje ministre e cila edhe ne nje qeveri te zhytur deri ne gryke ne korrupsion si ajo e Sali Berishes ka vendosur nje rekord te ri korrupsioni abuzimi dhe komprometimi - u shpreh Balla.
Balla risjell faktet per ministren duke ia rikujtuar edhe nje here kryeministrit Berisha.
Sali Berisha thote se ska pse te mos behet presidente e Shqiperise nje ministre e cila ka shkelur ligjin duke fshehur pasurine qindra mijera euro ne deklaratat e saj te pasurise qofte ku behej fjale per biznesin e bashkeshortit qofte kur behej fjale per apartamente luksoze ne qender te Tiranes. Sali Berisha thote se presidente e ketij vendi do te mund te behej nje ministre e cila ne konflikt te hapur interesi i ka perdorur poziten per ti dhuruar kunatit te saj licenca hidrocentralesh me nje vlere mbi 320 milione euro edhe pse eksperienca e vetme me biznesin e kunatit ne fjale ishte biznesi i diskove dhe tregtise se mobilieve. Balla u shpreh se ministrja Bregu ka ndihmuar mafien nderkohe qe Berisha deklaron se po lufton korrupsionin. Sali Berisha thote se ska asgje te keqe qe te behet presidente e Shqiperise nje ministre e cila ka ndihmuar kuneterit e saj te lidhur me mafien per te fshehur asetet e per ti shpetuar ato nga sekuestrimi ndersa pasuria e kesaj ministreje eshte bere tanime objekt hetimi per lidhje me individe me aktivitet mafioz.
Ky pra eshte morali i qeverise se Sali Berishes. Nese vjedh e abuzon me postin Sali Berisha te ben minister. Por nese vjedh e abuzon por ke edhe lidhje me mafien Sali Berisha te ben kandidate per presidente. Tani presim vetem qe Sali Berisha te na thote se cfare posti ka menduar ti jape mafiozit Albino Prudentino - tha deputeti Balla.

21 Tetor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›