Reali tërhiqet nga gara për Maikonin
Kushdo që mendoi se Reali ble cilindo lojtar me çmimin që i kërkohet, e ka gabim. Pas çmendurive për Kaka e sidomos Ronaldo që kushtuan të dy 160 milionë euro, dhe rritjes artificialisht eventuale të kartonëve të lojtarëve në këtë merkato të pakontrolluar vere, Reali rinis të arsyetojë.
Presidenti Perez dëshiron të formojë edhe njëherë Realin Galaktik. Por paratë pa hesap mbaruan. Kërkesës për 40 milionë euro për mbrojtësin brazilian Maikon nga Interi Reali i Madridit “çuditërisht” e gjykoi të ekzagjeruar.
Nëpërmjet drejtorit teknik, Horge Valdano, Reali bëri të ditur se nuk kishte ndërmend të shpenzonte 40 milionë për një mbrojtës të djathtë. “Në atë pozicion kemi Serxho Ramos, dhe nuk ia vlen të harxhojmë një mal me para së koti”, u shpreh ai.