Reali tris ndaj Betis
Reali i Madridit prezantohet me një fitore përpara sfidës me Borussia Dortmund në gjysmëfinalen e Champions League.
Në Santiago Bernabue skuadra e Jose Mourinhos vuan në triumfin 3-1 ndaj Real Betis, ku Mesut Ozil ishte autor i një dy golëshi ndërsa Benzema realizoi golin tjetër.
Miqtë gjetën rrjetën në minutën e 73 ku Molina shënoi nga pika e bardhë e 11 metërshit. Episod jo i mirë për Marcelonon i cili u detyrua të linte fushën e lojës në minutën e 15.
Falë kësaj fitoreje Los Blancos renditen në vendin e dytë me 71 pikë.
Më përpara u luajt Granada-Valladolid, takim që përfundoi në barazim 1-1.