Reali triumfon në derbi, Barcelona ngec me Bilbaon
TIRANE-Reali i Madridit ka fituar në derbin madrilen, duke mposhtur Atletikon e Madridit, edhe pse në fillim ka qenë ylli Ramadel Falkao ai që ka kaluar në avantazh bardhekuqtë madrilenë.
Më pas ka qenë një autogol i Atletikos, për të vendosur fitoren 2-1 të Realit, Di Maria. Me këtë fitore, Reali i Madridit ka shtyrë festën e Barcelonës sa i takon titullit kampion, ndërsa skuadra e Realit vetë ka blinduar vendin e dytë, duke e çuar në 6 pikë diferencën, pikërisht ndaj Atletikos së Madridit. Barcelona e ka pësuar në fund të ndeshjes, teksa Atletiko Bilbao ka barazuar shifrat në 2-2. Mesi është rikthyer te goli, ndoshta si për ta karikuar për ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampioneve ndaj Bajernit të Mynihut, që do të luhet të mërkurën.
Gjithsesi, kur mbeten edhe 5 javë deri në mbyllje të kampionatit spanjoll, Barcelona mbetet 11 pikë përpara Realit, diferencë e mjaftueshme për ta administruar deri në fund sa i përket çështjes së titullit. Realit i mbetet të ngushëllohet në Spanjë me Kupën e Mbretit, teksa do të ndeshet në finale me Atletikon e Madridit.
(d.b/BalkanWeb)