E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spitali i Fierit në alarm për mungesë gjaku

Spitalit Rajonal i Fierit po ndjen përherë e më shumë mungesën e gjakut edhe pse po bëhen përpjekje, që ai të sigurohet në mënyrë vullnetare.

Me rezervat e gjakut që ka deri më tani spitali nuk është në gjendje që të përballojë të sëmurët talasemikë të cilët në këtë qytet janë 75, të tillë.

Mjeku Dashamir Banaj lëshon alarmin përpara mikrofonit tonë duke thënë se për këtë vit nuk ka pasur asnjë dhurues.
Vështirësia bëhet akoma më e madhe në raste e aksidenteve apo të plagosurve me armë.
 

Mjeku Dashamir Banaj i bën apel qytetarëve fierakë por edhe institucioneve shtetërore që të dhurojnë gjak sepse kështu, kryejnë një akt human duke shpëtuar jetë njerëzish.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›