E Shtunë, 31 Tetor 2026

Realiteti i një vizioni

Ferdinand MURATI* 

Në jetën e përditshme përballemi me realitete të ndryshme, pozitive ose negative, që shpesh vijnë si rezultat i vijueshmërisë natyrale të shoqërisë që kemi ndërtuar ose artificiale që reflektohet në stonimin e ekuilibrit paraardhës.
Nuk është e çuditshme që konceptimi i këtyre realiteteve sa më shumë kohë kalon aq më i lexueshëm bëhet nga njerëzit.
Për çfarë realiteti bëhet fjalë, ku dhe kur?
Në një qytet si Fieri, ku erëra të ndryshme politike apo sociale kanë ndikuar në relievin psikologjik të qytetarëve është e vështirë të formosh opinion.
Fakti është që në 3 Korrik 2005, me triumfin e PD-së, në këtë qytet fillon të fryjë intensivisht një erë e re politike në zhvillim progresiv.
Ngarkesa e ideve dhe pikësynimeve shndërrohet në obligim dhe puna fillon me rikthimin e vlerave dhe të besimit. Rezultatet duken në shtimin e anëtarësimeve dhe organizimin real të strukturave jo vetëm në qytet, por edhe në komuna. I dukshëm është rizgjimi i tyre, sepse pasqyrohet në shndërrimin politik në zgjedhjet lokale, ku shumë komuna të përgjumura për vite me radhë, zgjohen të ngjyrosura në blu.
Potenciali transformohet në konkretizim, thjesht dhe me elasticitet dhe duke u ulur në nivelin e shtresave mE ekzigjenca të ndryshme, në zona të ndryshme, përshtatja me to shkurtoi distancat deri në padukshmëri.
Por ç'është e nevojshme që të arrihet një objektiv final?
Nuk është nevoja të bërtasësh fitore, kur tashmë atë e ndien si bashkudhëtare.
E nevojshme është të shikosh të nesërmen duke shfrytëzuar përvojat, qofshin ato pozitive apo negative, në dobi të qëllimit.
E rëndësishme është që në momente riorganizimi të mos tentohet kapja e një pozite, duke përdorur "atributet politike" pa pyetur vetveten se ç'vlera ke dhe ç'kontribut ke dhënë.
E rëndësishme është që të shohësh në sy të rinjtë e shkolluar, në perëndim apo këtu, dhe me ta të rifreskosh çdo strukturë duke harmonizuar të renë me eksperiencën.
E rëndësishme është të dish të bashkëpunosh edhe me forca të tjera politike me marrëveshje permanente në interesat e palëve, por në radhë të parë të qytetarëve.
Ë rëndësishme është të dish të thithësh inteligjencën dhe kulturën, duke hequr syzet e politikës.
E rëndësishme është të triumfosh mbi mesazherët regresivë që transmetojnë intrigë, ligësi dhe mbi të gjitha keqardhje dështakësh.
Po më e rëndësishme është transformimi i civilitetit, kulturës, inteligjencës në armë për mposhtjen e dhunës, degradimit, falsitetit që janë pjesë e përbërëse e një personi apo grupi me një kulturë primitive me interesa meskine ndaj një force politike që emeton paqe dhe progres.
Gjithçka më sipër që është e rëndësishme është fakt i kryer në këtë qytet.
Opinioni publik qytetar kupton, percepton dhe krijon diferencat midis të mirës dhe të keqes, realitetit dhe falsitetit, transparencës dhe turbullirës; për të shkuar drejt zgjedhjeve me erën politike që premton një të ardhme me zhvillim të mëtejshëm progresiv.

*Kryetar i PD, Fier

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›