Sondazhe dhe zhurmues
Skënder Minxhozi
Papritur, në një mjedis ku mbretëron tradicionalisht mjegulla e thellë e mosdijes së preferencave politike të publikut, e pamë veten të bombarduar nga tre sondazhe brenda 24 orëve. Sondazhi i "Gani Bobit", një emër i habitshëm që e kemi dëgjuar për herë të parë në verën e vitit 2005, paralel me një tabelë shifrash të komunikuar nga LSI në Parlament, u munduan të bëjnë zhurmuesin për sondazhin e tretë, atë që vinte të nesërmen dhe që ishte kryer nga kompania e njohur amerikane "Zogby". Po kaq i habitshëm, sa edhe emri i Gani Bobit ishte edhe mënyra sesi erdhi kjo valë e papritur shifrash që e gjetën të papërgatitur shqiptarin e thjeshtë, të mësuar që të hamendësojë, më shumë sesa të shohë qartë në hierarkinë shifrore të zgjedhjeve. Kemi tre rezultate, të tria diametralisht të kundërta mes tyre. Dhe kjo është e pritshme, në një vend që e ka refuzuar historikisht këtë akt rutinë transparence, që aq shumë e gjen në të gjitha fushatat elektorale nëpër botën moderne. Sondazhet janë një pikë solide referimi në të gjithë botën e sotme demokratike. Gjatë fushatës së fundit amerikane, kishte jo vetëm sondazhe të përditshme nga të gjitha agjencitë dhe rrjetet e mëdha televizive, por edhe skema përllogaritjeje që nxirrnin automatikisht mesataren e këtyre sondazheve, me qëllim arritjen e rezultateve sa më pranë të vërtetës. Një demokraci liberale bashkëjeton me sondazhet, madje i përdor ato si lëndë të parë në rrugën e saj. Këtu tek ne është më komode të bashkëjetohet me paragjykimin dhe anatemimin e vetë sistemit, më mirë sesa të pranohen disa të vërteta kalimtare, të cilat edhe pse mund të jenë të hidhura sot, nuk është e thënë aspak që të jenë të tilla pas një jave.
Pas kësaj breshërie sondazhet dhe gjysmë-sondazhesh ramë edhe një herë në kurthin e diskreditimit të institucionit të sondazhit, më parë sesa të përpjekjes serioze për të ngritur një të tillë edhe në Shqipëri. Kjo sepse klasa jonë politike e konsideron taktikisht të përshtatshme mjegullën dhe paqartësinë rreth tendencave të votës, krahasuar me bërjen transparente të shijeve të publikut në mënyrë të përsëritur dhe periodike. Kësisoj pranojmë që të shkojmë në kafen e parlamentit, të hedhim disa shifra në një copë letre, të dalim e t'i lexojmë në foltoren e Kuvendit duke i servirur për sondazh, paçka se me to gajasen edhe pleqtë e Bathores. Dy sondazhet që dëgjuam një ditë para Zogby-t, të shoqëruar nga armiqësia e lexueshme e PD dhe LSI ndaj tij, megjithëse nuk dihej ende asnjë shifër.
Ajo që fotografoi "Zogby" në sondazhin e tij të fundit është vetëm një nga shumë "pozat" e fushatës ku ende nuk kemi hyrë plotësisht. Qoftë edhe ky element e bën atë që pamë tek "Top Channel", një të vërtetë të përkohshme dhe jo të palëvizshme. Por ama në vend të donkishotizmit të goditjes me gurë nga rruga, e mira do të ishte që ai sondazh të kontestohej me anë të organizmit të një, dy apo më shumë sondazheve paralele po aq serioze. Oponenca dhe vënia përballë me të tjera shifra eventuale që mund të reflektojnë shijet e publikut, të certifikuara nga kompani serioze, do të ishin mënyra për të hedhur poshtë një tabelë preferencash, e cila me shumë gjasë nuk do të jetë më e tillë pas dy, tre dhe katër javësh.
Standardi i Zogby-t është standard amerikan dhe si i tillë, pa më të voglën ndjenjë inferioriteti ndaj asaj që paketohet nën flamurin me vija dhe yje, mund të thuhet se ai respekton disa norma që i tejkalojnë parametrat shqiptarë të fushës në fjalë. Jo vetëm kaq. Nëse "Zogby" ka gabuar në Brazil apo në Madagaskar, apo Burundi, nuk dihet ç'mund të thuhet për politikanët e këtij vendi, që kanë bërë në mënyrë të përsëritur mynxyra në 18 vjetët e fundit dhe që prapë kanë guxim të na kërkojnë votën. Kjo po që është një dramë e vërtetë dhe reale.