Realizohet për herë të parë në Shqipëri implanti koklear i veshit
Spitali Amerikan i Tiranës, në bashkëpunim me Universitetin e Vienës dhe Qendrën Spitalore Universitare realizuan për herë të parë në Shqipëri dhe rajon, implantin koklear të veshit. Pacientët e operuar janë Manuela Harizi 4 vjeç, lindur me pa aftësi dëgjimi dhe Roland Dollani 57 vjeç, humbur dëgjimin totalisht gjatë viteve të fundit. Kryeministri Berisha ka vizituar pacientët dhe ka përshëndetur këtë sukses të madh në shëndetësisë shqiptare.
Operacioni i vajzës 4-vjeçare Manuela Harizi është mundësuar nga Fondacioni për Fëmijët Shqiptarë me Presidente Liri Berisha
Implanti koklear është një pajisje komplekse elektrike e vogël e cila ndihmon në sigurimin e ndjesisë së dëgjimit në një person i cili është thellësisht i shurdhët ose ka vështirësi të mëdha në dëgjim.