E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rebelohen liderët serb: S'heqim dorë nga rrugët “alternative”

Serbët do të vazhdojnë të përdorin rrugë tjera “alternative” të cilat lidhin Kosovën me Serbinë qendrore, ndërsa nuk do të pranojnë kurrë integrimin e tyre me dhunë në institucionet e shtetit të Kosovës.

Kështu u shprehën të shtunën krerët ilegalë të Zubin Potokut, Sllavisha Ristiq dhe i ashtuquajturi kryesues i Kuvendit Komunal të këtij qyteti, Stevan Bozhoviq, pas takimit që patën në Jagnenicë me njërin nga komandantët e KFOR-it, David Kontad, rreth zgjidhjes së situatës së krijuar pas mbylljes së njërës prej rrugëve ilegale pranë pikës kufitare Bërnjak nga ana e KFOR-it, raporton Kosovapress.

Ata, sipas Kosovapress, kanë apeluar tek popullata serbe të tubuar nëpër disa pika në rajonin e Kollashinit që të shpërndahen të qetë, dhe të mos bien pre e provokimeve të KFOR-it.

“Duhet të jemi të kujdesshëm të mos provokohemi, sepse ka tendenca të akuzohemi për incidente të mundshme”, ka thënë mes tjerash Bozhoviq.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›