E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rebelohet Bare kercenon Kryeministrin

Kreut te Bandes se Lushnjes i soset durimi Sa te jem gjalle nuk do e gezoje njeri lagunen

Aldo Bare rebelohet ne gjykate. Me tone te ashpra dhe me nje fjalor kercenues kreu i Bandes se Lushnjes ka deklaruar se askush nuk do ti gezoje ish-pronat e tij te konfiskuara nga drejtesia shqiptare. Sa te jem une gjalle nuk do ta gezoje askush lagunen e Karavastase do ti nxjerr ujin e zi edhe ketu ku jam tha Bare nga kafazi i hekurt i Gjykates se Krimeve te Renda ku po gjykohet per nje sere vrasjesh ne qytetin e Lushnjes. I pandehuri i eshte drejtuar me kercenime perfundimit te deshmise se Luan Hoxhes nje prej ish-pronareve te lagunes se Karavastase i cili si 60 punonjesit e tjere firmosen nga frika shitjen e saj kundrejt shumes qesharake prej 600 mije lekeve. Kercenimet e Bares jane drejtuar edhe te Kryeministri Sali Berisha. A ju vjen padroni i ri ne Karavasta Kam degjuar qe ju vjen edhe naten u interesohet per familjen. Ska burre nene te ma marri. I q... nenen Sali Berishes i nxjerr ujin e zi ketu. Ato cka i them i bej ka vazhduar te kercenoje Bare duke detyruar kryetaren e seances gjyqesore Fatmira Hajdari qe te marre mase perjashtimi nga seanca. Gjyqtarja u shpreh se nuk ka ndermend njeri te marre ate qe i takon atij por ajo qe u eshte marre te tjereve nuk do ti ngelet Bares. Megjithate Bare ka vazhduar te kercenoje edhe ne momentin qe nje punonjes policie ishte duke i vendosur prangat. Pse me shikon cfare ke qe me shikon ashtu. Ta tregoj une mire ty se cfare te bej. Te ... gruan tha me tej Bare. Ne momentin qe i pandehuri eshte larguar nga salla kryesuesja e trupit gjykues Fatmira Hajdari i eshte drejtuar avokatit te Bares duke i kerkuar te konsultoje dhe ti terheqe vemendjen klientit lidhur me kercenimet dhe fjalet te perdorura gjate procesit te gjykimit. Ne seancen e djeshme ka deshmuar Luan Hoxha nje nder ish-pronaret e lagunes se Karavastase para se kjo prone te kalonte ne pronesi te Aldo Bares. Ai ka shpjeguar se kishte punuar ne lagunen e Karavastase ne vitin 1997. Babai im ka qene bashkepronar me 60 punetoret e tjere. Por kur u semur ai une e zevendesova dhe perfundimisht ngela punonjes aty. Kisha vetem dy dite ne pune kur pashe te gjithe peshkataret te shkonin ne nje zyre dhe te firmosnin dhe te merrnin nga 600 mije leke. Ishin dy persona qe nuk i njihnim ne ate zyre nderkohe qe njeri pas tjetrit firmosnim ne dy letra te bardha. Ndryshimin e pronarit te lagunes na e njoftoi Tahir Zela. Pasi erdhi firma tjeter laguna filloi te ruhej. Ne fakt ne nuk morem vesh me shume se cfare po ndodhte morem ato leke firmosem ku na thane dhe ikem sqaroi Hoxha. Ai tregoi se nuk i kishte kercenuar njeri jashte dhe se firmosen dhe moren leke pa kuptuar se cfare po benin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›