Tirane Parlamenti diskuton per nevojen e kompromisit politik ne reformat evropiane

Deputetet e Partise Demokratike kritikuan opoziten per qendrimet e ngurta ndaj projekt-ligjeve dhe reformave te nisura nga qeveria qe sipas tyre sollen edhe opinionin negativ te BE per pjekurine politike te Shqiperise. Ju qe per nje vit nuk votuat asnje ligj perfshi edhe ligjin per gjykaten administrative dhe ligjet per drejtesine dhe kodin penal me pretendimin absurd te hapjes se kutive - te cilat po vete nuk i hapet duhet te kerkoni te falur shqiptareve dhe ti votoni ato sa me pare per te mos penguar integrimin e vendit. Ju qe refuzuat ne menyre feminore cdo oferte te bere nga maxhoranca gjate nje viti per cdo amendament dhe ligj me shumice te cilesuar perfshi edhe oferten e sinqerte qe opozita ta emeroje vete avokatin e popullit duhet te kerkoni falje shqiptareve dhe premtojuni se kjo sjellje nuk ka per te ndodhur me - tha deputeti i Partise Demokratike Eduard Halimi.
Por opozita deshmoi edhe nje here vendosmerine e saj per te hetuar zgjedhjet e pergjithshme te vitit te kaluar duke theksuar se oferta eshte tashme ne tryezen e shumices. Dua tju kujtoj se raporti i KE-se fillonte duke cituar nenin 2 te Traktatit. Cila esht aresyeja Neni 2 i tregon ketij vendi qe ketu nuk ka demokraci ketu nuk ka drejtesi ketu nuk ka barazi para ligjit ketu shkelet dinjiteti njerezor. Oferten tone e keni mbi tryeze. Nuk ka me alibi per retorike kushtetuese. Shqiperia nuk ka me nevoje per refuzime te metejshme - tha deputeti i Partise Socialiste Arben Ahmetaj.
Heqja e vizave 3-mujore per shtetasit shqiptare ne zonen Shengen mbizoteroi diskutimet e deputeteve demokrate. Ata kujtuan veshtiresite e medha te shqiptareve per te udhetuar jashte vendit dhe sidomos izolimin e gjate te vendit nga vete diktatura shqiptare. Regjimi i Enver Hoxhes importonte cdo vit rreth 18 mije ton tela me gjemba per te rrethuar shqiptaret. Ata qe perpiqeshin te kalonin kufirin pa lejen e klikes komuniste quheshin tradhtare dhe vriteshin pa gjyq. Te arratisurit denoheshin ne baze te nenit 127 te Kodit Penal per tradheti te larte ndaj atdheut. Statistikat e peraferta flasin per nje numer te ekzekutuarisht mbi 3 mije vete. Deshmite jane ngjethese djem te rinj qe shqyhen nga qente e kufirit te tjeret qe priten ne mes me 60-70 plumba disa prej tyre terhiqej si kufome ne rruget e qyteteve dhe keto ndodhnin deri ne vitin 1991 - tha deputetja demokrate Mesila Doda.
Megjithe thirrjet e vazhdueshme per bashkepunim pozita dhe opozita nuk po ulen ende per nje kompromis per reformat. Opozita madje krahas ofertes se re per hetimin e materialeve zgjedhore ka paralajmeruar protesta te reja. Kjo nuk eshte hera e pare qe opozita socialiste organizon protesta. Ajo bojkotoi 6 muaj rresht parlamentin e ri dhe tani qe u kthye nuk merr pjese ne votim ligjesh. Pak kohe me pare zhvilloi nje greve urie ne shetitoren para kryeministrise dhe nje seri protestash ne kryeqytet dhe qytetet e medha te vendit.