Ushtria izraelite vret të paktën 3 palestinezë
Ghassan Abou Cheikh, 39 vjeç, Rawd Zorghi, mosha e të cilit nuk është saktësuar ende dhe Anan Zorbough, 31 vjeç u vranë nga të shtënat me armë automatike të ushtarëve izraelitë, të cilët kanë hyrë në qytetin e vjetër të Naplouse, një sektor autonom në veri të Cisjordanisë. ''Si pasojë e këtyre të shtënave u plagos edhe një grua'', theksuan të njëjtat burime. Ushtarët izraelitë mbërritën në qytet në bordin e dhjetë makinave dhe rrethuan dy shtëpi ku ndodheshin dy palestinezët. Mësohet se Ghassan Abou Cheikh dhe Rawd Zorghi nuk figuronin në listën e aktivistëve të kërkuar nga ushtria.Ndërkohë, një nga këshilltarët e presidentit palestinez, Mahmud Abas dënoi vrasjen nga ana e Izraelit të gjashtë palestinezëve duke e akuzuar shtetin hebre për përshkallëzim të dhunës. ''Përshkallëzimi i rëndë i dhunës nga ana e Izraelit nuk është në interes të paqes. Izraeli po përpiqet të krijojë një situatë shpërthyese në rajon'', deklaroi Nabil Abu Rdainah për agjencinë “Reuters”, pas vrasjes së tre anëtarëve të Fatahut dhe tre personave në Gaza. "Izraeli po minon përpjekjet amerikane dhe të komunitetit ndërkombëtar për rifillimin e procesit të paqes'', shtoi ai.