E Shtunë, 31 Tetor 2026

Recesioni troket sërish në Francë

Francë- Banka Qendrore e Francës ka parashikuar se vendi do të bjerë përsëri në recesion këtë tremujor. Banka e Francës vlerëson se ekonomia do të tkurret me 0.1% në muajin korrik deri në muajin shtator të këtij viti.

Ajo tashmë ka parashikuar një rënie në nivel të njëjtë për periudhën Prill-Qershor. Sakaq Franca ka publikuar një rritje zero për tremujorin e parë të vitit 2012.

Ekonomia e Francës ka qënë e goditur nga kriza e borxhit në Eurozonë, e cila ka dobësuar kërkesën për eksportet e saj. Sa i takon problemeve të borxhit të vendeve të tjera të Eurozonës të tilla si Greqia, Spanja dhe Portugalia kanë trokitur në biznesin francez dhe besimin e konsumatorëve.

Nëse Franca do të bjerë sërish në recesion kjo do të jetë hera e dytë në tre vjet. Franca iu rikthyer rritjes ekonomikë në pranverën e vitit 2009.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›