Tregtimi i mishit në rrugë, Bashkia e Tiranës ngre Task- Forcën
Tiranë- Pas apelit të kryeministrit Berisha për marrjen e masave ndaj subjekteve që tregtojnë mish në kushte jo të përshtatshme higjeno-sanitare, Bashkia e Tiranës ka krijuar edhe Task- Forcën për të marrë masa ndaj të gjithë shitësve.
Nënkryetari i Bashkisë, Petrit Vasili, gjatë një deklarate për mediat tha se në të gjithë zonën e kryeqyetit janë 74 subjekte që tregëtojnë mish në kushte jo të përshtatshme.
Duke filluar nga dita e sotme Task- Forca do të fillojë marrjen e masave ndaj të gjithë tregtarëve, dhe aksioni do të përqëndrohet si në qëndër ashtu edhe në periferi.
Më tej Vasili u ka bërë thirrje të gjithë abuzesve që të fillojnë me plotësimine dokumentacionit për regjistrimin e subjekteve dhe të përmirësojnë kushtet e shitjes së mishit. Gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos konsumojnë asnjë lloj mishi që nuk mban vulën e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit.
Pak ditë më parë kryeministri Berisha u dha ultimatum ministrave që të ndalojnë prerjen dhe tregëtimin e mishit në rrugë. Në mbledhjen e qeverisë ai ka deklaruar se ligji do të godasë ashpër çdo vendor që shndërron rrugët në thertore.
/IDEA/