E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza ARMO, gjykata sekuestron Taçin, naftëtarët gati protestat për pagat

Tiranë- Naftëtarët e Ballshit kërcënojnë kompaninë ARMO se do të hidhen në aksione konkrete nëse deri më 31 Gusht nuk marrin pagat e bllokuara.

Naftëtarët i kanë dhënë një ultimatum kompanisë së Rezart Taçit por pa përcaktuar se çfarë do të bëjnë konkretisht.

Sakaq në mënyrë të vazhdueshme naftëtarët e ARMO-s kanë denoncuar në IDEA padrejtësitë që po u bëhen me pagat dhe presioni për pushim nga puna nëse ngrihen në protesta.

Ndërkaq në denocnimin e fundit që dërgojnë drejt gazetës sonë ata shprehen se i janë drejtuar për ndihmë edhe Avokatit të Popullit por nuk kanë marrë ende asnjë zgjidhje nga ky institucion.

Por kriza e ARMO-s duke se po thellohet më tej teksa ditën e djeshme Gjykata e Tiranës ka vendosur sekuestron mbi pasuritë e kreut të ARMO-s, biznesmenit të naftës Rezart Taçit. Për shkak të një borxhi të papaguar prej 75 milionë eurosh që kompania i ka së Bankës Ndërkombëtare të Azerbajxhanit, për investimet që kjo e fundit ka vërtetuar se ka kryer në Shqipëri.

Sekuestroja i është vendosur 85% të aksioeneve të shoqrisë ARMO, në pronësi të AMRA Oil, llogaritë bankare të këtyre dy kompanieve dhe është vendosur bllokimi i pasurive të palujtshme të ARMO-s, stokut të kompanisë deri në përfundim të gjykimit.

IDEA po boton të plotë denoncimin e naftëratëve:

Përshendetje! Një falenderim nga zemra, për sa keni shkruar për naftëtarët e kompanisë ARMO! Filloir të krijohet lëvizja që do të kërkojë me anë të aksioneve të drejtat e naftëtarëve. Këto aksione do të fillojnë në momentin e parë. Pasi kemi lënë një afat për likuidim total tëp agave të kompanisë ARMO (afati 31 Gusht). Thjesht për mirënjohje nga sa keni bërë gazeta IDEA për naftëtarët, ju sqarojmë se: Të gjitha aksionet aksionet do filmohen nga ana jonë dhe momentet e nisjes së aksioneve dhe çdo përgatitje deri në finalizim të aksioneve do tju nisen vetëm gazetës IDEA. Ndërsa nga ana juaj thjesht kërkojmë që të gjitha kërkesat që kemi bërë në gazetën tuaj të ruhen të arkivuara, ku do iu bashkangjiten edhe videot që do ju nisim për një emission të ndërtuar nga ana juaj. Që sot e tutje nuk do të ketë më ankimime me asnjë vend! Faleminderit gazeta IDEA! Ja çfarë na shkruan punonjësja e Avokatit të Popullit, kur fare thjesht problem është shume lehtë i identifikuar:

Elona Demollari

pershendetje!!!
Ju kam shkruar edhe nje here, po ua perseris. duhet te paraqiteni te beni ankese ne institucion, ndryshe nuk kemi si tu ndihmojme.
gjithe te mirat!!!!

I kemi kërkuar Avokatit të Popullit të zbresi në Uzinën e Ballshit, por ai na thotë na shkruaj????????????????????

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›