E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Reciprocitet” zgjedhjesh në veri të Kosovës

Misionit të OSBE-së në Kosovë do t`i bëhet një kërkesë specifike. Shtetet e fuqishme në konsultim me autoritetet e Beogradit dhe ato të Prishtinës kanë vendosur që kjo organizatë të udhëheqë procesin e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale serbe në rajonet me shumicë serbe në Kosovë.

Sipas burimeve të gazetës për këtë është marrë edhe përgjigjja pozitive nga qeveria e Kosovës, por me një kusht, për të cilin kanë rëndë dakort edhe ndërkombëtarët. Së njëjtës organizatë, OSBE-së, do t`i kërkohet që të organizojë edhe zgjedhjet lokale të Kosovës në tre komuna të veriut: në Zveçan, Leposaviç, Zubin-Potok dhe në komunën e Mitrovicës së veriut, që pritet të krijohet në bazë të Planit të Ahtisaarit.
 

Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë do të bëhet me arsyetimin që t`u krijohet mundësia serbëve të Kosovës që kanë shtetësi të Serbisë, që të votojnë për parlamentin dhe presidentin e shtetit të tyre, ndërkaq organizimi i zgjedhjeve lokale të Kosovës do të bëhet me qëllim që të legjitimohen përfaqësuesit e veriut me të cilët edhe do të nisë adresimi i problemit të asaj pjese të Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›