Aksident në Fushë Krujë-Milot, vdes efektivi i policisë

Një efektiv policie ka gjetur vdekjen paraditen e sotme në një aksident rrugor në Fushë Krujë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot ku automjeti me të cilin udhëtonte efektivi i burgut Islam Isufi 40 vjeç është përplasur me një kamion dhe më pas ka dalë nga rruga.
Për pasojë efektivi i burgut të Fushë Krujës, Islam Isufi ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e përplases së fortë të mjetit të tij me kamionin.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar i efektivit të policisë ndërkohë që po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.