E Diel, 1 Nëntor 2026

Recitojne poete nga e gjithe bota

11/10/2010Poeteka mberrin ne Berat

BERAT- Qyteti i Beratit ka mbledhur per te disatin vit radhazi autore nga vendi rajoni e me gjere te cilet i bashkon krijimtaria e letersise. Pasi jane ndalur ne Tirane e Durres shkrimtare te ndryshem nga vendi e rajoni kane ndalur gjate dites se djeshme ne aktivitetin e shnderruar ne nje konkurs poezie. Ne muzeun kombetar ONUFRI ne lagjen Kala u mbajt keshtu edicioni i radhes letrar i Poetekes ne te cilen moren pjese drejtori i kesaj poeteke Arjan Leka kryetari bashkise Fadil Nasufi si dhe autore te huaj dhe vendas si dhe shume artdashes te ketij aktiviteti. Faljen e hapjes e mbajti kryetari bashkise Fadil Nasufi i cili pohoi se eshte nje kenaqesi qe ky aktivitet i rendesishem letrar zhvillohet dhe ne qytetin e Beratit. Ju jeni mjeshter te fjales dhe une e kam te veshtire tu gjeje fjale qe ju poetet perdorni por falenderimi eshte i sinqerte e mikprites ju drejtua kreu i bashkise drejtuesve te ketij edicioni dhe shkrimtareve pjesemarres. Jo me kot vijoi Fadil Nasufi poetet jane quajtur profete dhe e gjithe shoqeria jane udhehequr nga ato cka ata kane paraqitur. Para kater muajsh ishte novelisti Orhan Pamuk ne Berat sot jeni qe na nderoni me pjesemarrjen tuaj ka pohuar ai. Disa nga poetet qe recituan ne muzeun kombetar Onufri ishin Zhane Pju Belk poete nga Franca Ferite Papleka poete shqiptare Kozeta Boti dhe kjo poete shqiptare Brigit Pegeen Kelly Pohete poete amerikane. Mbyllja e edicionit te radhes se Poetekes u be nga disa vargje te poetit Anton Papleka nga vete autori. S. Gorrica

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›